Lajme
Kuvendit i bëhen veturat për mjeshtër, i çon 72 mijë euro në servisim të tyre
Demokracia
12:31 | 13 Qershor 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës ka vendosur t’i çojë në servisim disa vetura. Por, rregullimi i tyre po i  kushton buxhetit të shtetit fiks 72 mijë euro. Siç bëhet e ditur, me këto para do të servisohen 18 vetura.

Kuvendit të Kosovës i janë bërë për mjeshtër 1 Landrover, 11 Toyota, 3 Mitsubish, 3 Touareg dhe Shkoda, shkruan Demokracia.com.

Këto vetura do të dërgohen në servisim, bëhet me dije në njoftimin e fundit që e ka dhënë vetë Kuvendi.

Siç është treguar, servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve, Kuvendit do t’i kushtojë 72 mijë euro, sa edhe janë paraparë të shpenzohen për ketë tender.

Ky tender është ndarë në tri loto, shkruan Demokracia.com.

“Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve VW Touareg dhe Shkoda Rapid Lot 1 -gjithsej tre (3) automjete.

Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve të llojit Mitsubishi Lot 2 -gjithësej tre (3) automjete

Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve të llojit Toyota Lot 3 – gjithësej njëmbëdhjetë (11) automjete

Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve të llojit Landrover Lot 4 -gjithësej një (1) automjete”, ka treguar Kuvendi, përcjell Demokracia.com.

Në njoftimin për tender është treguar sa janë të dëmtuara këto vetura dhe afërsisht sa duhet të kushtojë servisimi për secilën veturë.

Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve VW Touareg dhe Shkoda Rapid, Lot 1- duhet të jetë jo më pak se 15,000.00 €.

– Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve të llojit Mitsubishi, Lot 2 – duhet të jetë jo më pak se 23,000.00 €.

– Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve të llojit Toyota, Lot 3 – duhet të jetë jo më pak se 55,000.00 €.

– Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve të llojit Landrover, – Lot 4 duhet të jetë jo më pak se 7,000.00 €.

Tutje është treguar se vlera e parashikuar e kontratës dhe çmimit mund të lëvizë nga 2 deri në 10 për qind.

Kompania fituese, siç ka njoftuar Kuvendi, parashihet të shpallet në fillim të muajit të ardhshëm. /Demokracia.com/.

Të ngjashme