Lajme
Kuvendit dhe Qeverisë i dërgohen emrat e dy kandidatëve të përzgjedhur për Guvernator të Bankës Qendrore
Demokracia
19:12 | 07 Korrik 2023

Share:

Paneli zgjedhor për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore ka dërguar në Qeveri dhe në Kuvend të Kosovës dy emrat e kandidatëve me më shumë pikë, të përzgjedhur për këtë pozitë.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se, mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Paneli për përzgjedhjen e Guvernatorit/es të Bankës Qendrore ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve të përzgjedhur si në vijim:

Ahmet Ismaili – (84.67 pikë, nga 100 maksimale),

Lulzim Ismajli – (73.67 pikë, nga 100 maksimale).

Ndryshe, pas përfundimit të mandatit të Guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmetit, ushtrues detyre i Guvernatorit erdhi Bashkim Nurboja, kryetar i Bordit të BQK-së.

Të ngjashme