Lajme
Kuvendi debaton sot për rritjen e çmimit të rrymës, Tahiri i AAK-së: Qytetarët po goditen pamëshirshëm
Demokracia
11:51 | 24 Janar 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë nuk duhet të rritet për shkak të gjendje së rëndë sociale në Kosovë.

Ai ka thënë Kuvendi sot do të mbajë një seancë e jashtëzakonshme për energjinë, kurse gjatë javës do të mbahen edhe disa seanca të tjera, raporton Demokracia.com.

“ Duhet të ketë një reflektim të kryeministrit Kurti dhe qeverisë në raport me shtrenjtësimin e çmimit të energjisë. Nuk ka temë më të rëndësishme dhe nuk ka temë që duhet të na lidhë më shumë se tema e energjisë. Nuk ka logjikë që qytetari i Kosovës që shpenzon mbi 800 kWh të paguajë si në Paris. Mbi 50% e qytetarëve shpenzojnë mbi 800 kWh. Vendimi i ZRRE-së është sulm i drejtpërdrejt për qytetarët me të hyra mesatare. Klasa e mesme e qytetarëve të Kosovës është e goditur pamëshirshëm nga këto tarifa”, tha Tahiri.

Ai u shpreh se ky debat duhet të jetë thirrja e fundit për qeverinë që çmimi i energjisë të mos rritet.

“Gjendja sociale në Kosovë nuk është e mirë. Ne e kemi ngritur këtë temë prej shatorit. Jemi të gëzuar që gjithë opozita ka vendur nënshkrimet dhe po e bëjmë një debat të tillë. Seanca e sotme nuk është kush kënd po e mund me fjalime. Është një moment reflektimi. Nëse ndodhë ky shtrenjtim nuk ndodhë për një muaj, gjendja sociale dhe reagimi qytetar do të vjen atë ditë kur të vjen fatura e rrymës.”, tha Tahiri para gazetarëve raporton Demokracia.com.

Tahiri tha se qeveria e bëri ‘kjamet’ me rritjen e çmimit. Ai tha se tarifa është e çuditshme dhe nuk duhet të ndodhë rritja.

Ai tha se Qeveria është tallur me qytetarët.

Të ngjashme
Intervista • 28 Mars 2024