Lajme
Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Francë zgjedh kryetar aktivistin Sami Islami
Demokracia
18:28 | 12 Nëntor 2023

Share:

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur punimet e Kuvendit Zgjedhor të Degës së PDK-së për Francë, ku u zgjodhën strukturat drejtuese të degës.

Me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputetit Elmi Reçica, Nënkryetares Vlora Çitaku dhe deputetëve Blerta Deliu-Kodra e Rashit Qalaj, kryetar u zgjodh aktivisti Sami Islami.

“Organizimi ynë në mërgatë përveç që i bën bashkë qytetarët dhe krijon kohezion shoqëror, është në shërbim të avancimit të rolit të tyre brenda e jashtë kufijve të Kosovës”, tha deputeti Reçica.

Të ngjashme