Lajme
Kuvendi vazhdon sot seancën plenare
Demokracia
07:25 | 06 Qershor 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë seancën plenare.

Seanca do të nis nga ora 11:00.

Do të trajtohen pikat e mbetura nga seanca e kaluar plenare.

Ndërkohë, një orë më herët kryesia e Kuvendit do ta mbajë mbledhjen.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

5.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7.   Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:

4.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
5.   Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
7.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9.   Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.  /Demokracia.com/

Të ngjashme