Lajme
Kuvendi vazhdon debatin për Komisionin Hetimor lidhur me energjinë
Demokracia
16:30 | 28 Prill 2022

Share:

Pas rreth 2 orësh pauzë, Kuvendi i Kosovës po e vazhdon debatin për Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me energjinë.

Në diskutim, janë dy komisione hetimore për energjinë, të cilat po shqyrtohen sot, përcjell Demokracia.com.

Njëri prej këtyre komisioneve, është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq, komisionin tjetër e ka propozuar partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Partitë opozitare kanë thënë se komisioni i tyre do të analizonte të gjitha masat e marra prej periudhës së shpalljes së gjendjes emergjente për energjinë, për të cilën Kuvendi ka votuar në fund të vitit të kaluar.

Ndërkaq, sipas LVV-së, Komisioni Hetimor do të duhej të hetonte më shumë çështje në sektorin e energjisë dhe punësimet e bëra nga viti 2006 e deri në prill të këtij viti./Demokracia.com/

Të ngjashme