Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancën e radhës e cila pritet të fillojë në orën 10:00.
Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikuan përmes një komunikate për media.
Ky pritet të jetë rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,
4. Debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
5. Zgjedhja e kryesuesit dhe dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
6. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave./Demokracia.com/