Lajme
Kuvendi sot voton për shkarkimin e Bordit të RTK-së
Demokracia
07:15 | 08 Korrik 2021

Share:

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet edhe sot.

Në seancën e sotme, e cila është vazhdim i të djeshmes pritet të shqyrtohen tri pika të rendit të ditës, përcjell Demokracia.com

Ndër to, shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Seanca pritet të fillojë në ora 10:00

Ky është rendi i ditës:

9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit./Demokracia.com/

Të ngjashme