Nga janari e deri më muajin mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka paguar mbi 8 mijë euro për dreka zyrtare. Në raportin e shpenzimeve që ka siguruar Demokracia.com tregohet se ku zyrtarët e Kuvendit preferojnë të ushqehen.
Kuvendi i Kosovës para të majme ka paguar gjatë tre muajve të parë të këtij viti edhe për dreka zyrtare.
Në raportin e shpenzimeve që ka siguruar Demokracia.com shihet se nga janari deri në mars, për dreka kanë shkuar mbi 8 mijë euro.
Këto dreka janë servuar nëpër lokale të ndryshme të Prishtinës, por si më i preferuar në bazë të listës shihet se është lokali “Boulevard”, i cili gjendet në sheshin e Prishtinës.
Në këtë restorant janë konsumuar me dhjetëra dreka nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Dreka janë konsumuar edhe në disa restorante të tjera, si Tiffany, Gresa, Gizzi, Metropoli, shkruan Demokracia.com.
Sipas raportit të shpenzimeve, Kuvendi i Kosovës vetëm në një drekë tek “Gresa Lounge” ka shpenzuar 1 mijë e 140 euro.
Kurse, në restorantin më të frekuentuar për këto tre muaj “Boulevard”, janë paguar dreka deri në 620 euro. Kurse, në një drekë në “Metropol” janë paguar fiks 839 euro, raporton Demokracia.com.
Nuk kanë munguar edhe disa dreka që kanë pasur shpenzime solide, por edhe për këto janë paguar faturat nga Kuvendi./Demokracia.com/