Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Kuvendi do të shkojë sërish në një pauzë njëorëshe. Ai ftoi shefat e grupeve parlamentare për një konsultim të radhës, me shpresë që do të gjejnë një kompromis.
Veteranët të cilët janë duke protestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës po kërkojnë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ata kanë treguar se nuk do ta ndërpresin protestën dhe pse Kuvendi ka shkuar në pauzë.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, tha se do të qëndrojnë para Kuvendit.
“Prapë e vazhdojmë protestën edhe pse Glauk Konjufca e shtyu për 1 orë, ne kemi qëndruar në borë e shi e me nga 2 ditë pa bukë. Ne qëndrojmë edhe tash”, ka thënë Klinaku./Demokracia.com/.
Kuvendi shkon në pauzë, shkak bllokimi i seancës nga opozita – Demokracia