Lajme
Kuvendi shkon në pauzë pas 35 minutave zhurmë e fishkëllima të opozitës
Demokracia
12:03 | 05 Maj 2022

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se seanca plenare shkon në pauzë deri në ora 12:30.

Kjo, pasi deputetët e opozitës me zhurma duke goditur tavolinën me shishe qelqi e fishkëllima për plot 35 minuta po e pamundësojnë mbajtjen normale të seancës.

Zhurma e fishkëllimat e opozitës erdhën pasi ata kërkuan që të mos vazhdohet me punimet e seancës së sotme pa u votuar Komisioni Hetimor për Energjinë, i propozuar nga PDK-ja.

Në seancë erdhi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa u pa i buzëqeshur pas takimeve që pati mbrëmë në Berlin.

Të ngjashme