Lajme
Kuvendi nuk e ndalë zilen në hollin ku ka ftuar Haki Abazi konferencën
Demokracia
10:10 | 16 Shkurt 2023

Share:

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar zilen që gati më shumë se gjashtë minuta dhe nuk po e ndalë atë në hapësirën ku deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka ftuar konferencë për media.

Abazi ka ftuar konferencën pas paralajmërimit për zëvendësimin e tij nga kryeministri, Albin Kurti, nëpër komisionet ku shërben, shkruan Demokracia.com.

Ai ka paralajmëruar disa video dhe skandale të tjera pas “shkarkimit” që ia ka bërë Kurti.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka shkruar ai.

 

Të ngjashme