Lajme
Kuvendi njofton për seancën e 23-të konstituive që do të mbahet nesër
Demokracia
16:04 | 30 Maj 2025

Share:

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi zyrtar për media kanë bërë të ditur se seanca e radhës konstituive do të mbahet nesër më 31 maj, me fillim nga ora 10:30.

Kjo do të jetë seanca e 23-të në të cilën do të provohet konstituimi i Kuvendit, duke qenë se 22 seancat e fundit nuk kanë prodhuar asnjë rezultat.

Pritet të shihet nëse LVV do të insistojë përsëri në emrin e Albulena Haxhiut dhe përpjekjen për votim të fshehtë, apo nëse do të ketë ndonjë zhvillim të ri sa i përket raportit LVV-NISMA, pasi Fatmir Limaj është përmendur si  emër i mundshëm për kryekuvendar në vend të Haxhiut./Express/

Të ngjashme