Lajme
Kuvendi nesër me seancë plenare, do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit
Demokracia
16:10 | 12 Prill 2023

Share:

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën plenare të radhës, duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të jenë në rend të ditës shtatë pika, në mesin e tyre është propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit

Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,

Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Të ngjashme