Lajme
Kuvendi nesër do t’i mbajë dy seanca
Demokracia
18:21 | 19 Janar 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca plenare, njëra do të fillojë nga ora 10:00, ndërsa tjetra nga ora 15:00.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se seana e dytë do të jetë vazhdim me pika të mbledhura nga seancat e kaluara.

Më poshtë e keni rendin e plotë të ditë për dy seancat:

Seanca e parë:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve të Seancave të mëparshme,
  4. Zëvendësimi i anëtarëve në komisionet parlamentare,
  5. Debat parlamentar në lidhje me ngritjen enorme të çmimeve,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

Seanca e dytë:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021.

  1. votimi i Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,
  2. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-097 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,
  3. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-096 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,
  4. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-100 për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,
  5. Votimi i Projektligjit 08/L-105 për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027),
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  7. Zgjedhja e dy (2) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,
  8. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,
  21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
  22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,
  23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,
  24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,
  25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,
  26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,
  27. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,
  28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,
  29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,
  30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,
  31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore./Demokracia.com/

Të ngjashme