Lajme
Kuvendi miraton projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit
Demokracia
10:33 | 31 Mars 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës me 64 vota për ka votuar në parim projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

64 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, përcjell Demokracia.com.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot seancën plenare të së hënës, duke filluar nga ora 10:00.

Në seancën e së hënës ishte planifikuar debat parlamentar për politikën e jashtme, por është shtyrë për shkak se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe kryeministri Albin Kurti nuk ishin prezent në seancë./Demokracia.com/

Të ngjashme