Lajme
Kuvendi me pak deputetë, por me përleshje e shumë bojkot
Demokracia
23:17 | 01 Janar 2024

Share:

Partitë opozitare e bojkotojnë Kuvendin, nuk votohen marrëveshjet ndërkombëtare. Lëvizja Vetëvendosje e bojkoton seancën për koeficientin e pagës në sektorin publik.

Këto janë pamjet e tekstet që mediat shpesh-herë transmetuan në përgjatë 2023-s. Por kulmi i mos-pajtimeve mes pushtetit e opozitës arriti më 13 korrik.

Mollë-sherri u bë një fotografi e kryeministrit, ku nga opozita portretizohej me hundën e pinokios, e që nuk i kishte pëlyqer zëvendësit të tij, duke përfunduar në një përleshje me grushte mes të deputëve të dy taborreve.

Përleshja më e ashpër ishte shmangur vetëm pas ndërhyrjes së mbrotjes së afërt.

Për përleshjen në Kuvend, ndaj deputetëve të PDK-së, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqës, Mërgim Lushtakut si dhe ndaj zëvendës-kryeministrit, Besnik Bislimi, Prokurororia ka ngritur aktakuzë.

Monitoruesit e punës në Kuvend thonë se përleshja fizike ka qenë rezultat i tensionimit të akumuluar vazhdueshëm e kundrejt të cilit nuk janë ndërmarrë hapa.

Përveç tensioneve, shoqërues i thuajse secilës prej seancave të këtij viti, ka qenë edhe një term: kuorumi.

Sipas Arbër Thaqit nga Instituti Demokratik i Kosovës ka arritje të ulëta në miratimin e ligjeve, me ç’rast 50% e agjendës legjislative nuk ka arritur të shkojë fare në Kuvend.

“…diku nga 71 projektligje vetëm 29 kanë qenë të agjendës legjilsative të vitit 2023. Do të thotë agjenda është votuar vetëm 25% apo qereku i saj. Ndër të votuar janë 16 marrëveshje ndërkombatëre, në proces të trajtimit mbesin edhe 45 projektligje të tjera”, ka thënë Arbër Thaçi, Instituti Demokratik i Kosovës.

Sipas tij deputët kanë parashtruar 299 pyetje parlamentare, prej të cilave, prej të cilave, përgjigje në rastin e parë kanë marrë vetëm 117.

Sipas Thaçit, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla përgjatë gjithë vitit në asnjërën pyetje parlamentare nuk ka ofruar përgjigje.

Ministri i Financave Hekuran Murati, përgjatë sesionit vjeshtor në asnjë pyetje parlamentare të deputetëve nuk ka ofruar përgjigje.

Po ashtu ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, hulumtuesit të KDI-së, me qasjen e saj ka treguar papërgjegjësi dhe shpërfillje për pyetjet e deputetëve.

Shifrat tregojnë edhe mungesë dicipline të deputetëve ku janë regjistruar 1586 mungesa, që i bie se në secilën seancë 23.5% e deputetëve kanë munguar, por Lista Serbe, dominon në këtë listë duke munguar në gati 98 % të seancave.

“Lidhja Demokratike e Kosovës deputetët e së cilës kanë munguar 23.4%, PDK-ja e të cilës kanë munguar 18.9%, mandej Vetëvendosje 12.4%, kemi edhe AAK-në me 16.2% dhe krejt në fund deputët e komuniteteve të cilët kanë munguar diku 18.5%”, ka thënë Arbër Thaçi, Instituti Demokratik i Kosovës.

Deputeti që ka munguar më së shumti është kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku që ka munguar në 44 seanca. Pas tij kryetari i AKR-së, deputeti Behgjet Pacolli  me 39 mungesa, pasuar nga deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati me 34 mungesa, si dhe deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, me 24 mungesa. Për këta dy të fundit në raport thuhet se mungesat ndërlidhen me arsye shëndetësore.

Ky polarizim në qëndrime ka ndikuar dukshëm në punën edhe të komisioneve hetimore, sin ë rastin e atij për Rezervat Shtetërore, që mezi arriti të konstituohej në tentimin e tetë.

Përkudër mungesë së rezultateve të dukshme, nga ky vit deputetët, do ta kenë më të lehtë punën, duke angazhuar asistentë ose zyrtarë ekzekutiv, siç parashihen me rregulloren e re të Kuvendit.

Të ngjashme