Lajme
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Demokracia
16:13 | 05 Prill 2023

Share:

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër me fillim nga ora 10:00.

Në rend dite, janë 11 pika, në mesin e të cilave edhe Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

 

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

 

  1. Pyetjet parlamentare,

 

  1. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,

 

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

 

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,

 

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,

 

  1. Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

 

  1. Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.

 

Të ngjashme