Lajme
Kuvendi mban sot debat për politikën e jashtme
Demokracia
07:18 | 28 Mars 2022

Share:

Deputetët do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit të Kosovës në një seancë të thirrur për në orën 10:00.

Në rend dite do të jetë edhe debati parlamentar për politikën e jashtme.

Pikat e tjera të rendit të ditës janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe atij për Pronën Publike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile dhe atij për ndryshim- plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Debat parlamentar për politikën e jashtme,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,

9. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-014 për Infrastrukturën Kritike,

10. Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,

11. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

12. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,

13. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme