Sot do t’i vazhdojë punimet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend ditë janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022.
Do të jetë në rend dite votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, raporton RTKlive.
Po ashtu do të ketë debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
Seanca do të vazhdojë edhe me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022, të cilat janë votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.
Në rend dite do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.
I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022:
10. Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve;
11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021;
12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021;
13. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës;
14. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”;
15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit;
16. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021.