Lajme
Kuvendi mban nesër seancë plenare
Demokracia
16:44 | 06 Prill 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së enjte pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, raporton Demokracia.com.

Deputetët do të mblidhen për të nis seancën nga ora 10:00.

Në rënd të ditës janë gjithsejtë nëntë pika.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022 – 2026,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-114 për zyrtarët publik,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,
  8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
  9. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar./Demokracia.com/

Të ngjashme