Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare me fillim nga ora 10:00.
Në njoftimin e kuvendit thuhet se pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitin 2021, përcjell Demokracia.com.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 10:00 /Demokracia.com/