Kanë vazhduar tensionet në seancën e Kuvendit edhe pas pauzës.
Salla e seancave është përgatitur për votim, por opozita e ka marrë kutinë e votimeve duke e dërguar te vendet ku ulen deputetët e kësaj partie.
Megjithatë, ndonëse në Kuvend po shkon “llug”, kryeministri Kurti është parë i qetë edhe pse përballë tij u zhvilluan përplasje verbale mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Kurti po qëndron në telefon, teksa vërehet hapur se qëllimisht po përpiqet t’i injorojë zhvillimet në Kuvend.