Lajme
Kuvendi jofunksional, s’ka kuorum për votimin e projektligjeve
Demokracia
12:29 | 07 Korrik 2022

Share:

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, janë shqyrtuar disa projektligje derisa nuk është votuar asnjëra prej tyre për shkak të mungesës së kuorumit, kjo pasi që deputetët e partive opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim.

Projektligji për shërbimin korrektues, i propozuar me 31 amendamente, nuk arriti të votohet shkaku i mungesës së kuorumit. Gjithashtu edhe projektligji për shërbimin strehues të Kosovës me 17 amendamente nuk u votuan shkaku i mungesës së kuorumit./EO

Të ngjashme