Lajme
Kuvendi i Shqipërisë voton sot rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë
Demokracia
08:47 | 07 Korrik 2022

Share:

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votoi sot projekt-rezolutën e mazhorancës që dënon masakrën e Srebrenicës.

Në projekt-rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, raporton Telegrafi Shqipëri.

Nismëtarët pohuan se projekt-rezoluta iu referohet 3 rezolutave të miratuara nga Parlamenti Evropian në vitet 2005, 2009 dhe 2015.Nisma vjen pas rrëzimit në muajin maj të rezolutës së dorëzuar nga Sali Berisha. Mazhoranca e rrëzoi me argumentin se nuk mund të votojë një nismë të një personi të shpallur non-grata nga SHBA.

Ndërkaq, Partia Socialiste ka kërkuar që të kalojë me procedurë të përshpejtuar ratifikimi i Protokolleve të anëtarësimit në NATO për Suedinë dhe Finlandën që të shqyrtohet gjatë ditës së sotme.

Të ngjashme