Lajme
Kuvendi i Republikës Sërpska shqyrton një propozim për “mbrojtjen e serbëve në Kosovë”
Demokracia
12:22 | 06 Qershor 2023

Share:

Kuvendi i Republikës Srpska raportohet se ka nisur një seancë ku do të shqyrtohet “Propozimi për një rezolutë për mbrojtjen e serbëve në Kosovë”.

Mediumi serb “Kosovo-Online”, raportohet se me këtë rezolutë synohet të “mirëpritet e drejta e Serbisë për të mbrojtur mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, ku pretendohet që një gjë e tillë të bëhet, “në rast se Qeveria e Kosovës vendosë të përdorë dhunë”.

Kreu i këtij kuvendi, Nenad Stevandiq ka deklaruar se “tani është shumë e vështirë për serbët në Kosovë”, por sipas tij, “për herë të parë në 10 vitet e fundit edhe Prishtina po fajësohet për diçka”.

Vlen të theksohet se pas tensioneve në veri të vendit, këto ditë situata ka qenë më e qetë.

Ndërkohë, në Kosovë po qëndrojnë për vizitë emisarët Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar.

Këta të fundit, mbrëmë takuan kryeministrin Albin Kurti, ku bën të ditur tri kërkesa të tyre.

“Unë dhe Escobar u takuam me kryeministrin @albinkurti dhe me kryeministrin e parë @BislimiBesnik. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim.” – ka shkruar të martën në mëngjes Lajçak në rrjetin social Twitter.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak e Escobar pritet që të shkojnë edhe në Serbi.

Të ngjashme