Lajme
Kuvendi i përgjigjet Selmanajt për 48 deputet që hapën “sefte” xhirollogari
Demokracia
14:44 | 20 Prill 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka deklaruar se afër 48 deputet nuk kanë pasur xhirollogari bankare.

Deputeti Selmanaj u shpreh se ka informacione nga administrata e kuvendit se për këtë.

Nga Drejtoria për media kanë thënë në një deklarim publik se, administrata nuk kërkon të tilla sqarime nga deputetët.

Tutje në reagimin e kuvendit thuhet se thirrja e deputetit Driton Selmanaj në deklarimin publik për këtë çështje, është i paqëndrueshëm.

Njoftimi i plotë: 

Në referim të deklaratës së deputetit Driton Selmanaj, Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun sqaron si në vijim:

Administrata e Kuvendit nuk kërkon të dhëna nga deputetët lidhur me vendet e tyre të mëparshme të punës e rrjedhimisht nuk ka bërë dhe as nuk bën analiza e statistika përkitazi me këto punësime.

Andaj, thirrja në administratë është e paqëndrueshme.

Të ngjashme