Lajme
Kuvendi i Kosovës sot diskuton për mosliberalizimin e vizave
Demokracia
06:53 | 07 Korrik 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seanca plenare, në të cilën në rend ditë disa pika.

Do të ketë debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimi i vizave nga BE-ja për Kosovën.

Kurse pikat të tjera janë shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit Procedurës Penale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Shërbimin Sprovues të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Punimet e seancës së Kuvendi i Kosovës, fillojnë në ora 10:00

Të ngjashme