Lajme
Kuvendi i Kosovës shkarkon Bordin e RTK-së
Demokracia
12:17 | 08 Korrik 2021

Share:

Më 64 vota për Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Deputetët e partive opozitare nuk morën pjesë në votim, raporton Demokracia.com.

Ndërsa, Bordi u shkarkua me rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Votimi u bë për secilin veç e veç, pasi siç tha kryeparlamentari Glauk Konjufca, “përgjegjësia e anëtarëve të bordit është individuale, raporton Demokracia.com.

Emrat e anëtareve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë kundërshtuar shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, duke thënë se ky është një shkarkim politik dhe me qëllim që bordi i ri t’i shërbejë pushtetit.

Ndërkaq, sipas kryetares së komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Doarsa Kica-Xhelili, “anëtarët e bordit drejtues në vazhdimësi kanë dështuar të sigurojnë qasje të papenguar dhe të pakontestuar zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në auditimin e rregullsisë dhe performances”./Demokracia.com/

 

 

 

Të ngjashme