Lajme
Kuvendi i Kosovës ndërprenë punimet, seanca vazhdon nesër
Demokracia
18:24 | 07 Korrik 2021

Share:

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet në seancën e sotme, për të vazhduar nesër nga ora 10:00.

Për shqyrtim kanë mbetur edhe tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat edhe shqyrtimi i rekomandimit për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Po ashtu, pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, si dhe zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Kujtojmë se në seancën e sotme është diskutuar është miratuar rezoluta për dënimin e gjenocidi në Srebrenicë dhe është mbajtur debati për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit.

Të ngjashme
Lajme • 12 Maj 2025