Lajme
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën me të cilën dënon agresionin rus, i kërkon qeverisë të strehojë 5 mijë ukrainas
Demokracia
11:49 | 03 Mars 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën me vota 94 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ku dënon ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë. Në njërën nga pikat Kuvendi i kërkon qeverisë që të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe BE.

Poashtu shprehet kërkesa e Kuvendit ndaj qeverisë për gatishmërinë për strehimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina. Në tekstin e rezolutës poashtu thuhet se Serbia s’është distancuar nga krimet dhe gjenocidi në Kosovë dhe në vend se Serbia të ishte e dënuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht, duke aluduar në eprorët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme agresionin dhe invazionin e paligjshem, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Federates Ruse ndaj Ukrainës si dhe perfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion”, thuhet në pikën e parë të Rezolutës së Kuvendit.

Teksti i plotë i Rezolutës:

Nisur nga gjendja e krijuar në Ukrainë, ku kontinenti evropian po përballet me situate to paprecedent qe nga Lufta e Dyte Botërore;

Duke e pasur parasysh se sulmi i Federatës Ruse ndaj Ukrainës është kërcenim për sigurinë të popullit te saj, por dhe kërcenim ndaj vlerave demokratike, sigurisë në Evrope dhe pagës në botë;

Duke njohur vuajtjet e sakrificat e luftës, i japim mbështetje të plotë popullit të Ukrainës, institucioneve demokratike të cilët po mbrojnë atdheun, paqen e lirinë si Nil era universale, duke luftuar e duke u mbrojtur nga sulmi pushtues i Federatës Ruse, i nisur me 24 shkurt 2022 dhe i paraprirë me aneksimin e dhunshëm dhe arbitrar të Krimesë dhe rajoneve të Donbaskut prej vitit 2014;

Duke ritheksuar shqetësimin e lartë për ndikimin dhe ndërhyrjen e Federatës Ruse ne vendet e Ballkanit perëndimor përmes Serbisë, Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovine dhe manifestimet e saj obstruksioniste si përpjekja e dështuar për grushtin e shtetit në Mal te Zi, përpjekjet e ngjashme në Maqedoninë e Veriut, deri tek përfshirja e ambasadorit të Federatës Ruse si kërcenim i bashkërenduar me Presidentin e Serbisë ne inspektimin ushtarak të Forcave Serbe në kufirin me Kosovën gjatë shtatorit 2021;

Duke theksuar se çështja e Kosovës ne Jugosllavi dhe ndërhyrja humanitare e NATO-s në Kosovë për të ndalur aparatin shtetëror të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë nuk ka asnjë ngjashmëri me Ukrainën e sotme dhe institucionet e saj legjitime. Ndërhyrja humanitare e NATO-s kishte për qellim ndalimin e spastrimit etnik të Kosovës dhe shpëtimin nga gjenocidi i shkaktuar nga agresioni i Serbisë, që dëboi 1 milion shqiptare, vrau mbi 12.000 civile, në mesin e tyre mbi 1300 fëmijë, kreu më shumë se 400 masakra, dhunoi rreth 20.000 gra dhe vajza, dogji qindra mijëra shtëpi, shkatërroi pasurinë, monumentet kulturore, fetare e historike, si dhe plaçkiti artefaktet. Kur Aleanca më e madhe e shteteve e prirë nga NATO ndërhyri në Kosovë në vitin 1999, ajo pas dekadave të diskriminimit e shtypjes të drejtuara nga Serbia, dhunës sistematike dhe spastrimit etnik të vazhdueshëm.

Rruga e Kosovës drejt pavarësisë u çel pas viteve të spastrimit etnik, burgosjeve e vrasjeve mbi baza etnike dhe abuzimeve masive të to drejtave të njeriut. Ndërsa ligjshmëria dhe legjitimimi

Ndërkombëtar i pavarësisë së Kosovës shpallura me 17 shkurt 2008 është vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me vendimin e marre në vitin 2010. Kuvendi i Kosovës përkujton se shteti i Serbisë asnjëherë nuk është distancuar nga krimet dhe gjenocidi në Kosovë, si dhe ende heziton të nxjerrë para drejtësisë kriminelet e luftës. NC vend se Serbia të ishte e dënuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht. Duke mane parasysh vullnetin e forte të popullit të Kosovës dhe konsensusin politik e shoqëror për integrim euro-atlantik të Kosovës; Ne funksion të ruajtjes se pagës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor; Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës së Kosovës, dhe nenit 6, paragrafi 1, të Rregullores të Kuvendit, me propozimin e grupeve parlamentare nënshkruese, miraton këtë:

REZOLUTË

Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon në mënyrën me të ashpër të mundshme agresionin dhe invazionin e paligjshëm, te paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës si dhe përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion.

Kuvendi i Republikës së Kosovës renditet krahas aleateve perëndimorë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe kundërshton fuqishëm qasjen dhe sjelljen pak vendeve të rreshtuara krah agresionit dhe terrorit Rus ndaj Ukrainës, nisur nga fqinji ynë verior Serbia.

Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet popullin dhe institucionet e Ukrainës, si dhe dënon vrasjet e civileve dhe fëmijëve. Gjithashtu përshëndet fillimin e hetimeve nga Gjykata ndërkombëtare Penale për krime lufte dhe mbështet dërgimin e rastit nga Ukraina ne Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kuvendi i Kosovës mbështet vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj Federatës Ruse, ne linje me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe te gjitha vendet demokratike.

Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverise se Republikës së Kosovës që, krahas gatishmërisë për strehimin e 20 gazetareve ukrainas, t’i koordinon te gjitha veprimet e mëtutjeshme me partneret ndërkombëtar, si dhe te shpreh gatishmërinë për strehimin eventual  deri 5000 (pese mije) refugjateve nga Ukraina.

Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverise se Republikës së Kosovës që, të ndaj një fond të veçantë për ndihme ndaj popullit ukrainas, sipas koordinimit ndërmjet të dy qeverive respektive, Kosovë — Ukrainë.

Të ngjashme