Lajme
Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për civilët e vrarë në Ukrainë
Demokracia
10:50 | 03 Mars 2022

Share:

Me një minutë heshtje ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku pritet të miratohet “Rezoluta e Kuvendit të Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”,raporton Demokracia.com.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se qëndrojnë me popullin e Ukrainës.

“Qëndrojmë së bashku me popullin ukrainas”, ka thënë Konjufca.

Kujtojmë se gjatë kësaj seancë pritet miratimi i rezolutës për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresorit rus.

Të ngjashme