Lajme
Kuvendi i Kosovës bëhet me grup të gjelbër të deputetëve
Demokracia
09:21 | 16 Tetor 2022

Share:

Një grup vullnetar i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka themeluar “Grupin e Gjelbër të Deputetëve”, me kryesues Haki Abazin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Abazi, i cili përmes një njoftimi në Facebook ka treguar edhe fushëveprimin e këtij grupi vullnetar.

“Në bazë të nenit 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në përputhje të nenit 25 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Grupi i Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot Kryetarit të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kemi paraqitur Njoftimin për Themelimin e Grupit Vullnetar ‘Grupi i Gjelbër i Deputetëve’.

LEXO EDHE: 

A po e krijon Partinë e të Gjelbërve, Haki Abazi? – Maloku: S’guxon Hakia me m’thirrë

Fushëveprimi i grupit vullnetar të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të quajtur ‘Grupi i Gjelbër i Deputetëve’ është:

  1. Korniza ligjore e Republikës së Kosovës;
  2. Agjenda e Gjelbër Evropiane;
  3. Marrëveshja e Parisit për Klimën;
  4. Traktati i Glasgow;
  5. Konferenca e Palëve;
  6. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara;
  7. Ndërlidhja me komisionet e përhershme dhe funksionale parlamentare;
  8. Monitorimi i zbatimit të legjislacionit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm;
  9. Diskutimet me grupet e interesit dhe përfshirja në debatet publike;
  10. Konsultimet me shoqërinë civile, qytetarët, grupet e interesit”, ka shkruar Abazi.

Ai ka shtuar se zgjerimi dhe përfshirja e deputetëve të tjerë, do të bëhet sipas interesit dhe paraqitjes së deputetëve tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024