Lajme
Kuvendi i Guxo-s | Pak njerëz mblidhen për ta dëgjuar Donika Gërvallën në Gjermani
Demokracia
20:54 | 25 Mars 2023

Share:

“Guxo” e bashkëdrejtuar nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci ka mbledhur pak persona në Gjermani, ku po e mban Kuvendin themelues.

Deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli ka shpërndarë pamje nga Gjermania, dhe sipas fotografive, nuk duket të ketë shumë të pranishëm.

“Fillon Kuvendi themelues i degës së Partise #GUXO në Gjermani….” – ka shkruar ai.

Në fotografi, shihet Gërvalla duke folur para të pranishmëve.

Ndërkohë, Gërvalla deri para pak ditësh ka qëndruar në Portugali, atje ku ka zhvilluar disa takime.

Të ngjashme