Sport
Kushtrim Gashi nënshkruan me Prishtinën, firmos kontratën në zyret e klubit
Demokracia
21:18 | 09 Gusht 2022

Share:

Tanimë është gjithçka e kryer. Kushtrim Gashi ka nënshkruar me FC Prishtinën, raporton Demokracia.com.

Mesfushori kosovar gjatë ditës së martë (sot) njoftoi përfundimin e aventurës trevjeçare te Ballkani teksa menjëherë ka nënshkruar me Prishtinën.

“Daja”, siç njihet në opinion futbollisti, ka nënshkruar për dy vite me klubin më të trofeshëm kosovar në praninë e drejtorit të ri sportiv, Driton Krasniqit.

Demokracia.com ka siguruar pamjet e momentit të nënshkrimit të kontratës së Kushtrim Gashit me Prishtinën.

Krasniqi në të kaluarën ka luajtur disa vjet të Prishtina, ndërsa ka qenë edhe kapiten. Prishtina më herët ka bërë edhe disa përforcime./Demokracia.com/

Të ngjashme