Sport
Kushtoi 575 milionë euro rinovimi, Real Madridi tregon si duket Santiago Bernabeu
Demokracia
13:20 | 03 Shtator 2023

Share:

Real Madridi ka treguar punën e tyre të rinovimit në Santiago Bernabeu me pamjet mahnitëse me dron të postuara në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Rinovimi i tyre ambicioz i shtëpisë së tyre të famshme i cili filloi në vitin 2019 besohet se ka kushtuar 575 milionë euro dhe është projektuar për të sjellë stadiumin ikonik në epokën moderne.

Megjithëse procesi ka pasur vonesa, stadiumi debutoi me çatinë e rinovuar dhe fushën e re në fitoren e Los Blancos 2-1 ndaj Getafes të shtunën pasdite.

Para ndeshjes, Real Madrid ndau një video që tregon pamjet me dron si jashtë ashtu edhe brenda stadiumit.

Veçoritë e dukshme përfshijnë çatinë e re, një tarracë që rrethon stadiumin në nivelin e tij më të lartë, e cila do t’u ofrojë shikuesve të ndeshjes një shije të fundit të mikpritjes, si dhe terrenin e ri.

Tifozët kanë mbetur të mahnitur nga pamjet që Real Madirdi i ka sjell për ta, derisa Santiago Bernabeu sigurisht që është ndër top stadiumet më të bukura në botë.

Të ngjashme