Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka mohuar pretendimet e artikullit: “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues“.
Përmes një reagimi, Gjykata Kushtetuese e ka pranuar tërthorazi takimin Caka-Nimanit me Ajetin, por vetëm e ka mohuar shantazhimin e gjyqtarëve.
“Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese. Ajo gjithashtu, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe atyre të përcaktuara në ligjet e aplikueshme, ka bashkëpunim me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e shkurtër të Gjykatës Kushtetuese.