Lajme
Kushtetuesja e hodhi poshtë Ligjin për KPK-në, Gruda: Nismat e qeverisë janë joserioze
Demokracia
19:51 | 24 Mars 2023

Share:

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Grua tha se ky vendim e konfirmon se nismat e qeverisë për reforma në drejtësi janë joprofesionale e joserioze.

“Sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Gruda.

Postim i plotë:

Sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ky vendim konfirmon edhe njëhere se nismat e qeverisë për reforma në drejtësi janë joprofesionale dhe joserioze.

 

Të ngjashme