Lajme
Kush po do me e rrëzu Qeverinë? – Çka është ky selam i Haxhi Avdylit për Rrahman Jasharajn
Demokracia
09:12 | 05 Tetor 2022

Share:

Haxhi Avdyli deputeti i Partisë Guxo, propozon se të kompensohen orët në mënyrë që të mos humbë askush.

Ai i çoi të fala kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt që Qeveria Kurti s’ka me u rrëzu.

“Qeveria nuk ka me u rrëzu, i çojmë të fala edhe z. Jasharajt se Qeverinë nuk kena me rrëzu shumica e deputetëve edhe pse kemi mendim për ata punëtorë që t’iu ekzekutohen pagat kjo Qeveri ka me vazhdu deri në vitin 2025”, tha ai duke theksuar se duhet të mësohemi që t’i kryjmë mandatet.

Haxhi Avdyli deputeti i Partisë Guxo, i regoi kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharajt duke thënë ai nuk është “të na se tregojë kush është diktator në këtë vend”, duke ia lënë edhe opsionin që Jasharaj mund të anëtarësohet në ndonjë parti politike.

“Ky tension është i panevojshëm, tash kush po i frynë tensionit, unë mendoj që Sindikatat dhe udhëheqësit e Sindikatës goxha janë politizu sepse tek e fundit nuk I takon z. Jasharajt të na tregoj se kush është dictator në këtë vend. Sepse tek e fundit qytetarët e Kosovës e kanë votu Albin Kurtin. Nuk I takon atij, sepse ai aty është për të drejtat e punëtorëve e jo me na tregu neve e me u marrë me politika që nuk i takojnë. Është normale edhe Rrahmani me u merr me politika por le të anëtarësohet në PDK a AAK a kudo që e sheh vetën më shumë”, tha ai.

Të ngjashme