Kuriozitete
Kush janë njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, bie nga froni Abramovich
Demokracia
17:45 | 20 Maj 2022

Share:

Personat më të pasur të Britanisë kanë grumbulluar më shumë para gjatë krizës më të keqe të jetesës në 40 vite me një rekord prej 177 miliarderësh.

Lista e re e të pasurve të Sunday Times zbuloi se Rishi Sunak u emërua deputeti më i pasur në detyrë, duke bërë që Roman Abramovich të dalë nga lista e 20 personave më të pasur pasi humbi 6 miliard paund.

Sri dhe Gopi Hinduja, të cilët drejtojnë konglomeratin “Hinduja Group” me bazë në Mumbai që zotëron biznese në automobila, naftë, kimikate, banka, IT, media dhe pasuri të paluajtshme, janë ngjitur në krye të listës pasi pasuria e tyre u rrit me më shumë se 11 miliardë paund vitin e kaluar.
Sipërmarrësi, shpikësi dhe manjati i vakutim Sit  James Dyson dhe familja e tij renditen në vendin e dytë të listës pas një rritjeje me 6.7 miliard paund në vitin 2022.

Investitorët e pronave, David dhe Simon Reuben ndërkohë ishin të tretët me 22.26 miliard paund, ndërsa ukrainasi Sir Leonard Blavatnik ra nga vendi i parë në të katërtin.

Një mungesë e dukshme në krye të listës është Roman Abramovich, një nga shumë oligarkët që kanë marrë një goditje financiare për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Pasuria prej 12 miliard paund e Abramovich në vitin 2021 besohet se është përgjysmuar në 6 miliard paund pasi ai u sanksionua.

Ai u detyrua të nxirrte në shitje edhe klubin e tij të futbollit, Chelesea.

Ai ka rënë nga vendi i 8-të në të 28-tin.

Pasuritë e oligarkëve miliarderë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman gjithashtu kanë marrë goditje.

U zbulua se Rishi Sunak dhe gruaja e tij Akshata Murty kanë krijuar një pasuri të përbashkët prej 730 milionë  paund pasi kancelari u bë deputeti I parë në detyrë që u emërua në listën e të pasurve të Sunday Times.

Sunak, 42 vjeç është renditur në vetin e 222 në 250 njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

Financat e kancelarit dhe gruas së tij janë vënë nën një vëzhgim intensive. muajin e kaluar MailOnline zbuloi portofolin e jashtëzakonshëm të pronave prej 15 milion paund  dhe pasurinë prej 700 milionë paund që zotëron Sunak me gruan e tij indiane.

Pjesa më e madhe e parave është fituar nga aksionet prej 690 milionë paund të gruas së tij në gjigantin e IT Infosys, të krijuar nga babai i saj.

Të ngjashme