Lajme
“Kush janë bre vëlla, këta njerëz” – Pyetja e Dukagjin Goranit për mbështetjen e madhe të qeverisë në sondazhe
Demokracia
21:18 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Dukagjin Gorani, gazetar, ka shtruar një pyetje në “Pressing” të T7 se kush janë ata që zgjodhën Asociacionin e komunave me shumicë serbe para korrigjimit të kufijve, të cilët njëkohësisht mbështesin edhe Qeverinë.

Në një sondazh të publikuar ditë më parë ka dalë që Lëvizja Vetëvendosje prin me mbi 48 për qind, ndërkaq 50.5% mbështesin Asociacionin si kompromis.

“Kush janë bre vëlla këta njerëz të cilët kanë qenë të pyetur, çfarë lloji i njerëzve është ky”, ka pyetur Gorani.

Më tutje, ai ka thënë se shoqëria ka krijuar bindje dogmatike dhe po votohet pavarësisht përformancës së Qeverisë.

“Ky sondazh flet për mos ndryshim të mendjes, madje jo vetëm për mos ndryshim, po flet për një gati për një botëkuptim dogmatik tifozërie, që thotë kështu pavarësisht çfarë përformance ka qeveria, ose ka ose nuk ka , mendja nuk ndërrohet. Preferencat që e kanë ndërtu këtë sondazh, tregojnë për një fije të hollë të iracionalitetit”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme