Lajme
Kush janë anëtarët e Këshillit të UP-së që e shkarkuan rektorin? Në mesin e tyre një i dyshuar për plagjiaturë
Demokracia
17:18 | 21 Tetor 2022

Share:

Me 8 vota për dhe një abstenim, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e shkarkoi nga detyra rektorin Naser Sahiti.

Ky i fundit tha se shkarkimi i tij është krejtësisht politik dhe pa bazë.

Anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së janë: Altin Sahiti, Arbëresha Nela-Turjaka, Hajrullah Koliqi, Azem Hajdari, Naser Kabashi, Selim Bezeraj, Arian Krasniqi, Rifat Krasniqi e Arta Shehu-Zaimi.

Në mesin e këtyre anëtarëve, i dyshuar për plagjiaturë është Selim Bezeraj.

Selim Bezeraj dyshohet se ka kryer plagjiaturë në temën e tij të doktoraturës të mbrojtur në Universitetin e Tiranës.

Bezeraj më saktësisht dyshohet se në temën e tij të doktoraturës ka bërë plagjiaturë me temën e diplomës së një studenti austriak, Adam Christian në Universitetin e Vjenës.

Dyshohet se pjesë nga tema e diplomës së studentit austriak paraqiten identike dhe pa asnjë presje të ndryshuar, në temën e tij të doktoraturës të mbrojtur në Universitetin e Tiranës.

Të ngjashme