Lajme
Kush janë 14 deputetët e zgjedhur me aktakuza aktive?
Demokracia
13:28 | 05 Mars 2021

Share:

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë të ditur se legjislatura e ardhshme e Kosovës do të përfaqësohet nga 14 deputetë që kanë aktakuzë aktive. Nëntë prej këtyre kandidatëve, vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

IKD përmes një raporti të publikuar në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se pas monitorimit janë identifikuar kandidatët për deputetë të partive politike, të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë, por që kanë aktakuza aktive, përcjell Demokracia.com.

Listës së partive politike me numrin më të madh të kandidatëve për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive i prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej nëntë (9) kandidatë.

Prej tyre gjashtë (6) kandidatë akuzohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dy (2) për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për dy (2) vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Burimi: IKD

Deputetë me aktakuza të konfirmuara ka edhe nga AAK-ja.

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020, nga 110 kandidatë për deputetë që kishin garuar për deputet ishin tetë (8) kandidatë me aktakuza aktive, ndërsa tre (3) prej tyre sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kanë arritur të fitojnë mandatin  e deputetit.

Burimi: IKD

Ndërkaq edhe PDK-ja ka një deputet me aktakuzë aktive. Bëhet fjalë për Xhavit Halitin.

Sipas IKD-së, në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga 110 kandidatë për deputetë, kanë qenë pesë (5) kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive, prej të cilëve, vetëm njeri prej tyre ka arritur që të zgjedhet deputet.

Burimi: IKD

Ndërkaq, hulumtimi tregon se edhe në listën zgjedhore të Listës Serbe, nga 20 kandidatë për deputetë, është një (1) kandidat cili ka aktakuzë aktive, pasi ai është dënuar nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo ndaj tij akoma nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë.

Burimi: IKD

Për më shumë detaje rreth hulumtimit të IKD-së, klikoni në këtë LINK./Demokracia.com/

Të ngjashme