Kuriozitete
Kush janë 100 personat më me ndikim në botë gjatë vitit 2021
Demokracia
23:53 | 15 Shtator 2021

Share:

Revista “Time” ka publikuar listën e vitit 2021 të 100 personave më me ndikim në botë, dhe planifikon ta prezantojë atë përmes krijimit të shtatë kopertinave speciale.

Pjesë e kësaj liste janë personazhe të njohur nga bota e showbizit dhe padyshim politikës, përfshirë këtu çiftin mbretëror Harry dhe Meghan, yllin e gjimnastikës Simone Biles, aktoren Kate Winslet, kantautoren Billie Eilish, drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iweala, shefin ekzekutiv të kompanisë “NVIDIA”, Jensen Huang dhe shkrimtaren Cathy Park Hong.

Vihet re që pjesë e listës janë 54 gra dhe më e reja është 18-vjeçarja, Sunisa Lee. Ndërsa personi më i moshuari është presidenti 78-vjeçar, Joe Biden.

Të ngjashme