Aktori shumë i dashur për kosovarët, Rasim Thaçi – Cima ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare, pas një lufte të gjatë me koronavirus.
Rasim Thaçi ishte humorist shqiptar i njohur veçanërisht për personazhin e tij fiktiv, Cima, përcjell Demokracia.com.
I lindur më 12 korrik të vitit 1949, Thaçi pati një karrierë të gjatë si humorist.
Ai realizoi një sërë shfaqjesh shumë të suksesshme si: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet dhe shumë të tjera.
Ai ka ndërruar jetë sot në moshën 71 vjeçare pas një lufte me koronavirus.
Vdekja e tij, pa dyshim që është një humbje e madhe. Ai do të mbetet përherë në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike./Demokracia.com/