Lajme
Kush ishte ish-burri i Madeleine Albright dhe pse u divorcuan?
Demokracia
14:26 | 24 Mars 2022

Share:

Të mërkurën në moshën 84 vjeçare, ka vdekur Madeleine Albright. Figura politike shumë e dashur politike ka shërbyer si ambasadore gjatë administratës Clinton, derisa më vonë, u emërua sekretare e shtetit, e para grua në këtë pozitë në SHBA.

Përgjatë viteve, ajo ka punuar shumë për diplomacinë amerikane, derisa ndihma e saj për Kosovën ka qenë e jashtëzakonshme, përcjell Demokracia.com.

Me gjithë karrierën e saj të bujshme, Albright ka pasur edhe një jetë personale mjaft të zënë që përfshinte një martesë dhe tre fëmijë.

Albright ishte e martuar me Joseph Albright, nipi i gazetarit Josep Medill Patterson, i cili e ka krijuar gazetën New York Daily News.

Fatkeqësisht, martesa e Albright me Joe nuk zgjati shumë, por të dy zhvilluan karriera të jashtëzakonshme ndaras nga njëri-tjetri.

Pasi Albright diplomoi nga kolegji Wellesley, ajo u martua me Joe në vitin 1959. Disa vite më vonë, çifti pritën tre fëmijë, dy vajza binjake, Anne dhe Alice, dhe një vajzë tjetër, Katherine.

Derisa rriti fëmijët e saj, Albright përfundoi edhe një fakultet tjetër, derisa punonte për administratën Carter, përcjell Demokracia.com.

Sidoqoftë, martesa e saj u godit shumë kur Joseph i kërkoi divorcin. Vet Albright, kishte treguar se burri i saj e la për një grua më të re.

“Joe sapo kishte ardhur nga një udhëtime pune, dhe më tha se duhet të flasim. Pa më paralajmëruar, tha se kjo martesë ka vdekur dhe jam i dashuruar me dikë tjetër”, kishte treguar ajo.

Megjithatë, divorci zgjati shumë pasi që Joe kishte problem të vendoste mes të qëndruarit me Albright, apo partneres së re të tij.

Çifti zyrtarisht u ndanë në vitin 1983./Demokracia.com/

 

 

 

 

Të ngjashme