Lajme
Kush është Zlatan Arsiq, i dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile?
Demokracia
22:16 | 08 Mars 2023

Share:

Deri në vitin 2017 shërbeu si zyrtar policor në këtë stacion. Pas këtij viti, veprimtaria e tij nuk është edhe shumë e njohur aq sa ajo e vitit 1999.

Pikërisht, për periudhën e luftës në Kosovë, Zlatan Arsiq, të martën është arrestuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër Zlatan Arsiq. Kështu është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata Themelore, Departamenti Special.

Ai dyshohet se ka kryer krime lufte mbi civilet shqiptare.

Nga Prokuroria Speciale e Shtetit kanë treguar për akuzat mbi të cilat ngarkohet Arsiq.

Për të bëmat e Arsiqit është i njoftuar edhe Miliam Limani, ish-luftëtar i Ushtrisë Çirimtare të Kosovës.

Limani tregon edhe arsyet se pse Arsiq nuk është arrestuar deri më tani.

Siç merr vesh T7, Zlatan Arsiq, vitin e kaluar është akuzuar nga Prokuroria e Gjilanit për veprimtari ilegale në zonën e Karaçevës.

Sipas aktakuzës, ai ngarkohet me veprën e kontrabandës dhe mundësimit të zhvillimit të lojërave të fatit në zonën e cila konsiderohej e paprekshme nga institucionet e Kosovës para shtatorit të vitit të kaluar.

Të ngjashme