Lifestyle
Kush është partneri ideal i Luanit?
Demokracia
18:59 | 16 Gusht 2021

Share:

Luani është shenja që kërkon gjithmonë të komandojë, por edhe të adhurohet e të duartrokitet. Luanët duan art, duan festa, duan të dashurojnë, por janë edhe pak tiranë dhe xhelozë në marrëdhëniet personale. Partnerin e tyre e shikojnë si prenë e vet që ata t’i japin gjithçka. Luanët zhgënjehen kollaj, por janë edhe të prirur të mos besojnë shumë. Shpeshherë, në marrëdhëniet personale, Luanët krijojnë konflikte për shkak të kryelartësisë që i karakterizon. Në çift, jo rrallëherë janë ata që duan të sundojnë, kështu që partneri tjetër duhet të dijë disa sekrete për të kuptuar më shumë nga bota e Luanit.

 

Partneri ideal për femrën e Luanit: Duke qënë besnikë nga natyra, femra e Luanit ka nevojë për një mik të cilin mund ta çmojë dhe ta admirojë në mënyrë të pakushtëzuar edhe për cilësitë e tij morale. Mashkulli ideal për këtë femër duhet të mbajë parasysh se sa pak e prirur është ajo për të pranuar sidomos në dashuri çdo formë kompromisi që e zhgënjen dhe e trishton. Nga mashkulli i saj kjo femër pret përkrahje, zemërgjerësi dhe marrëdhënie të ngrohta seksuale, por dhe shumë respekt që të ndihet më e lirë. Pa dyshim, ajo është e gatshme t’i pranojë dobësitë e burrit që dashuron, por nuk pranon kurrë shpirtvogëlsinë.

Partnerja ideale për mashkullin e Luanit: Këtij mashkulli i duhet një mike me shije të holla, asnjëherë vulgare, një grua e kultivuar, inteligjente me të cilën ai mund të krenohet në shoqëri dhe me miqtë. Duke qënë xheloz, ai kërkon një partnere besnike. Mashkulli i Luanit është ai që e duron më pak xhelozinë, me të gjitha rrjedhojat e saj (ndonëse vetë është tip që kërkon të sundojë të tjerët). Në këto marrëdhënie ai është i përgjegjshëm, zemërgjerë, përkrahës mjaft i gjindshëm.

 

Të ngjashme