Lajme
Papa Leo XIV mban fjalimin e parë, thirrje për paqe dhe unitet nga Vatikani
Demokracia
19:37 | 08 Maj 2025

Share:

Kardinali Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur Papa i 267-të. Udhëheqësi i ri i 1.4 miliardë katolikëve të botës në paraqitjen e parë iu drejtua turmës entuziaste në italisht, 69-vjeçari tha “Paqja qoftë me të gjithë ju.

“Vëllezër dhe motra të dashur, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të përcillja një përshëndetje paqeje që të arrijë te familjet tuaja, te të gjithë ju, kudo që jeni. Qoftë paqja me ju.”

Papa Leo XIV më pas falënderoi kardinalët që e zgjodhën gjatë Konklavës dyditore.

Më pas, Provosti kalon në spanjisht për të falënderuar dioqezën e tij të mëparshme në Peru, “ku një popull besnik ka ndarë besimin dhe ka dhënë shumë.”

Kush është Papa i ri, çfarë duhet të dini për Papa Leon XIV

Prevost, 69 vjeç, nga Çikago, Illinois, është Papa i parë ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara. Ai do të njihet si Leo XIV.

Një udhëheqës me përvojë globale, ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundmi drejtoi një zyrë të fuqishme në Vatikan për emërimet e peshkopëve. Ai pritet të ndërtojë mbi reformat e Papa Françeskut.

Ai punoi për një dekadë në Trujillo, Peru, dhe më vonë u emërua peshkop i Chiclayo, një qytet tjetër peruan, ku shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2023.

Në një intervistë me Vatican News menjëherë pasi u bë udhëheqës i Dikasterit për Peshkopët, Prevost tha: “Unë ende e konsideroj veten misionar. Thirrja ime, si ajo e çdo të krishteri, është të jem misionar, të shpall Ungjillin kudo që të jetë.”

Të ngjashme