Lajme
Kush është ministri i Dodikut që votoi në zgjedhjet në Serbi dhe ishte në selinë e SNS-së, ai fsheh prona në Novi Sad
Demokracia
10:42 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Ministri i Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq, publikoi video se si votoi në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi. Pas kësaj, ai doli pas Aleksandër Vuçiqit në selinë zgjedhore të listës “Serbia nuk duhet të ndalet”, e cila udhëhiqet nga Partia Progresive Serbe (SNS). Kush është ministri i BeH që voton në Serbi?

Kryetari i Aleancës Popullore Demokratike (DNS) dhe ministri i Bosnjë-Hercegovinës Nenad Neshiq votuan në Serbi, në zgjedhjet parlamentare dhe ato të Beogradit dhe u mburr me këtë në rrjetet sociale.

“Sot votova në zgjedhjet parlamentare dhe ato të qytetit në Republikën e Serbisë”, ka shkruar ministri i BeH në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së zgjedhjeve u zbulua se qytetarët e Republikës Srpska po votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi. Ata arritën me autobus, në disa lokacione në Beograd, por kryesisht në Stark Arena në Beograd. Prej aty, ata më pas u dërguan në qendrat e votimit.

Neshiq pas votimit është paraqitur edhe në selinë zgjedhore të listës së drejtuar nga Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme